Një sëmundje misterioze ka shfarosur 300.000 mace në Qipro.
Të tjerat po mjekohen me ilaç anti-COVID që përdoret për njerëzit në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e një mutacioni të virusit të maces që ka lënë mijëra kafshë të ngordhura në ishull.
Macet filluan të marrin ilaçin të martën, që rastësisht ishte Dita Ndërkombëtare e Maceve.
Christodoulos Pipis, drejtor i shërbimeve veterinare të qeverisë, tha se kanë bërë stokun e 500 kutive me ilaçe.
“Ky është grupi i parë prej 2000 pakosh që do të vihet në dispozicion. Secila përmban 40 kapsula, pra po flasim për gjithsej 80.000 pilula,” – u shpreh Pipis.
Infeksioni, i cili nuk mund të transmetohet te njerëzit, është përhapur në mesin e maceve të ishullit që nga janari.
Nuk ka lidhje me COVID-19, por mund të trajtohet me një mjekim të quajtur Lagevrio, i cili përdoret për të trajtuar koronavirusin tek njerëzit.
Dinos Ayiomamitis, kreu i Cats PAËS Cyprus, tha se shpërthimi do të kishte pasoja “katastrofike” nëse do të arrinte në MB.
Ayiomamitis dhe aktivistë të tjerë të kafshëve theksuan se virusi ka vrarë rreth 300 mijë mace në ishull.
FIP ekziston që nga viti 1963 dhe përhapet përmes kontaktit me feçet e maces. Nëse nuk trajtohet, mund të jetë fatale për kafshët.