Sekuestrimi i dy anijeve greke, Irani: Franca dhe Gjermania të mos ndërhyjnë

Irani denoncoi “përfshirjen e papërshtatshme”, siç e quajti, të Francës dhe Gjermanisë , të cilat dënuan sekuestrimin nga Teherani të dy cisternave greke në Gjirin Persik.

“Një ndërhyrje e tillë e papërshtatshme në procesin e pavarur gjyqësor të vendit tonë nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve”, tha në një deklaratë Said Hatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Më 27 maj, Garda Revolucionare, ushtria ideologjike e Iranit, njoftoi se kishin kapur dy cisterna greke të naftës, disa javë pasi Greqia kapi, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, një anije që transportonte naftë iraniane.

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës dënuan sekuestrimet e këtyre anijeve greke nga Irani dhe duke i bërë thirrje Teheranit t’i lirojë ato së bashku me ekuipazhet e tyre.

Hatibzadeh, nga ana e tij, denoncoi faktin se Franca dhe Gjermania po protestonin për një sekuestrim ligjor, ndërsa të njëjtat vende “heshtin përballë sekuestrimit të paligjshëm të Greqisë të një anijeje që transportonte naftë iraniane.