Rusia nuk do t’i kërkojë BE-së t’i japë fund sanksioneve

Agjencia ruse e lajmeve RIA ka cituar një zyrtar të ministrisë së jashtme të ketë thënë se vendi nuk do t’i kërkojë Bashkimit Evropian t’i japë fund sanksioneve.

Nikolai Kobrinets, kreu i departamentit të bashkëpunimit evropian në ministri, tha se Kremlini kishte një “diferencë sigurie” të mjaftueshme dhe se nuk do të jepej fundi i sanksioneve.

“Bashkimi Evropian nuk është qendra e universit,” tha zoti Kobrinets.

Krahas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, BE-ja është një aleat kryesor perëndimor që mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Ajo deri më tani ka vendosur disa masa kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e transaksioneve të BE-së dhe vendeve anëtare me Bankën Qendrore Ruse, sanksionimin e 877 individëve dhe 26 subjekteve dhe ndalimin e avionëve rusë nga e gjithë hapësira ajrore dhe aeroportet e BE-së.


Shtuar 1.04.2022 07:23