Rusia dhe Ukraina kanë përshkallëzuar përplasjet ajrore, duke shkëmbyer sulmet më të fuqishme të regjistruara gjatë vitit 2026. Sulmet ruse shkaktuan të paktën pesë viktima në Ukrainë dhe dëmtuan uzinën më të madhe të çelikut në vend, ndërsa autoritetet ruse raportuan se dronët ukrainas vranë të paktën gjashtë persona.
Të lidhura
None found
Goditja ndaj uzinës së çelikut la të vrarë dy persona dhe plagosi 14 të tjerë, sipas zyrtarëve ukrainas. Kompania bëri të ditur se dëmet prekën instalacionet kryesore të prodhimit, përfshirë sektorët e gjenerimit të energjisë dhe furrat e larta, duke sjellë ndërprerje të pjesshme të veprimtarisë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se “Kudo që rusët mund të arrijnë me raketat e tyre balistike, ata godasin infrastrukturën civile”. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se objektivat e sulmeve në Kiev ishin një strukturë e kompanisë që prodhon pjesë për raketat ukrainase Flamingo dhe një fabrikë që prodhon komponentë për dronë.
Sipas autoriteteve ukrainase, bombardimet ruse shkaktuan disa vatra zjarri në Kiev, mes tyre edhe në tregun e librave Petrovka, ndërsa gjashtë persona mbetën të plagosur. Në rajone të tjera, sulmet u morën jetën një personi në Sumy dhe dy të tjerëve në rajonin e Zaporizhjas.
Në të njëjtën kohë, Ukraina kreu një prej operacioneve më të mëdha me dronë që prej nisjes së luftës kundër Rusisë, duke përdorur rreth 1 mijë mjete fluturuese pa pilot. Ministria ukrainase e Mbrojtjes njoftoi se sulmet dëmtuan dhe nxorën jashtë funksionit disa depo të mëdha ruse që shërbejnë për furnizimin e ushtrisë. Ushtria ukrainase deklaroi gjithashtu se kishte goditur një objekt në rajonin e Rostovit, ku prodhohet karburant për raketa.
