Rritet në 40.265 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 40.265 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 321 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “4 masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 42 palestinezë dhe 163 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.265, ndërsa i të plagosurve në 93.144.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.


Shtuar 22.08.2024 23:20

Tags: ,