Rriten tensionet në Poloni, Tusk: Objekti që ra në territorin tonë dyshohet se ishte raketë ruse

Një objekt i paidentifikuar u rrëzua në orët e para të së enjtes në një fushë në lindje të Polonisë. Kryeministri Donald Tusk deklaroi se të dhënat paraprake tregojnë se, me shumë gjasa, bëhej fjalë për një raketë ruse.

Të lidhura

None found

Rënia e objektit krijoi një krater me gjerësi rreth 10 metra pranë fshatit Tarnawa Kolonia, afro 100 kilometra nga kufiri ukrainas. Incidenti ndodhi në kohën kur Rusia po kryente një sulm masiv kundër qytetit ukrainas të Lvivit.

Gjatë një takimi të posaçëm në qytetin e afërt Lublin, Tusk tha: “Gjithçka tregon se bëhet fjalë për një raketë ruse Kh-101, por duam të jemi 100% të sigurt për llojin e raketës dhe për atë që e ka lëshuar”.

Edhe ministri në detyrë për Punët e Jashtme të Ukrainës, Andriy Sybiha, kishte deklaruar më herët gjatë ditës se një raketë ruse Kh-101 kishte depërtuar në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë sulmit mbi Ukrainën, duke cenuar kështu hapësirën ajrore të NATO-s.

Përpara se të vizitonte zonën e incidentit, kryeministri polak komunikoi me disa liderë të tjerë europianë. Ai konfirmoi se ngjarja nuk shkaktoi viktima, megjithëse e vlerësoi atë si serioze.

“Nuk kishte kërcënim të menjëhershëm, pasi objekti nuk ra në një zonë të banuar. Ne ishim të përgatitur ta rrëzonim nëse do të kishte vazhduar fluturimin”, deklaroi Tusk.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Władysłaë Kosiniak-Kamysz, gjatë natës u konstatuan rreth 20 objekte në afërsi të hapësirës ajrore polake. Autoritetet po analizojnë të dhënat për të përcaktuar se çfarë ishte objekti i rrëzuar pranë Tarnawa Kolonias.

Objekti u diktua nga ushtria polake rreth orës 03:40 të mëngjesit. Për interceptimin e tij u ngrit një avion luftarak F-16, por pas disa minutash objekti u zhduk nga radarët. Më vonë, në zonë u dërgua një helikopter ushtarak për të kryer verifikime.

Pas goditjeve ruse në Ukrainën fqinje, ku u vranë tetë persona, sirenat e alarmit ajror u aktivizuan në Lublin dhe Krasnystaw. Banorët e Tarnawa Kolonias thanë se rreth orës 04:00 kishin dëgjuar një shpërthim të fortë, ndërsa vendi i përplasjes u lokalizua nga policia afërsisht një orë më pas.

Që nga fillimi i luftës së gjerë të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, disa dronë rusë dhe një raketë ruse pa mbushje luftarake kanë përfunduar në territorin polak.

Në nëntor të vitit 2022, një raketë ra pranë kufirit me Ukrainën dhe vrau dy fermerë polakë. Vlerësimet e mëvonshme përcaktuan se ajo ishte një raketë ukrainase e mbrojtjes ajrore, e lëshuar si kundërpërgjigje ndaj një sulmi rus.


Shtuar 30.07.2026 12:57

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet