Rrëfimi tronditës i Oprah Winfrey: Më ka përdhunuar kushëriri im 4 vite rresht, kur isha e mitur

Prezatuesja me famë botërore në një rrëfim  për episodin e parë të serisë re “The Me You Can Not Se”, të realizuar nga vetë ajo, ka bërë një deklaratë tronditëse.

Ajo bëri një rrëfim shumë personal dhe ndau një përvojë traumatike. Winfery zbuloi se kur kishte qenë e mitur ishte përdhunuar nga kushëriri i tij më i madh për 4 vite rresht.

“Në moshën 9, 10, 11 dhe 12, kushëriri im 19-vjeçar më përdhunoi. Sigurisht, nuk e dija se çfarë ishte përdhunimi, çfarë ishte seksi, si bëheshin fëmijët. Madje nuk dija as se çfarë po ndodhte, kështu që e mbajta sekret”, tregoi ajo me lot në sy.

Winfey më tej tha se gjithçka që mund të bënte ishte të pranonte atë që I kishte ndodhur, duke shtuar se vetëm atëherë ajo kuptoi se “një vajzë nuk është e sigurt në një botë të mbizotëruar nga burrat”

Edhe sot ajo thotë se nëse atëherë do të kishte mundësinë të fliste me dikë, për të thënë atë që i ndodhi, plagët e saj do të ishin shëruar pas kaq shumë vitesh.

Prezantuesja madje theksoi rëndësinë të ndarit me të tjerët për atë që ndjen dhe atë që po ndodh. “Është jetike” tha ajo./albeu.com


Shtuar 27.05.2021 22:10