Kur ende nuk na një informacion të saktë se ku do të jetë e ardhmja e Cristiano Ronaldos, përflitet se ai mund të jetë në një ekip me Lionel Messin, tek PSG.
kjo do të krijonte një vijë fronti tepër speciale pasi do të përbëhej nga tre lojtarët më të mirë në botë.
Por për ta bërë dhe më shumë enigmatike, ka menduar gazeta spanjolle ‘’AS’’ e cila shkruan se e ardhmja e Ronaldos është në dorë të Kilian Mbape. Ky i fundit shumë i dëshpëruar për një largim drejt Realit, por klubi parisien por reziston.
Plani i Perez është që t’i bëjë një ofertë PSG-së në datën 30 gusht për një goditje ‘’last minute’’ dhe kjo do të bënte që drejtuesit e PSG-së të afronin në skuadër menjëherë Ronaldon.
Tifozët do të shikonin një skuadër ëndrrash me një sulm si Ronaldo-Mesi-Nejmar. Kjo çështje pritet të marrë fund shumë shpejt, por sa vjen e bëhet më interesante pasi fundi i merkatos po afron./albeu.com