Roboti i parë humanoid mashkull i AI prek prezantuesen arabe në të pasme (VIDEO)

Zbulimi i robotit të parë humanoid mashkull të Arabisë Saudite “Mohammad” gjatë edicionit të dytë të ‘DeepFast’ në Riad, së fundmi ka ndezur një polemikë në mediat sociale pasi dyshohet se preku në mënyrë të papërshtatshme të pasmet e një gazetareje. Një video prej 7 sekondash e incidentit është tashmë virale.

Sipas New York Post, gazetarja Rawia Qassem po fliste përpara robotit të quajtur “Mohammad”, kur papritur ai lëvizi dorën drejt pjesës së pasme të saj.

Qassem, dukshëm e befasuar, u largua me shpejtësi nga roboti, madje duke bërë shenjë me dorë që ai të ndalonte. Ajo më pas vazhdoi të prezantojë në DeepFest, një ngjarje e Inteligjencës Artificiale e mbajtur në fillim të këtij muaji në Riad.

Kompania robotike QSS, e cila zhvilloi “Mohammad”, i tha Metro UK se roboti është “plotësisht autonom” dhe funksionon “në mënyrë të pavarur, pa u kontrolluar drejtpërdrejt nga njeriu”.

“Tashmë e kemi shqyrtuar tërësisht videon dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Nuk ka pasur asnjë devijim nga sjellja e pritshme e “Mohammedit”, megjithatë, do të merren masa shtesë për të parandaluar afrimin e robotit nga çdo person brenda rrezes së tij të lëvizjes”, tha kompania në një deklaratë.

“Mohammed” u krijua për të ndihmuar në kryerjen e detyrave në kushte të rrezikshme, duke ndihmuar në përmirësimin e sigurisë për njerëzit, sipas Metro UK. Kjo i bën disa të besojnë se roboti u zhvendos në këtë mënyrë për t’i kërkuar Qasemit të bënte një hap përpara.

QSS tha se e merr seriozisht sigurinë, kështu që u kërkoi pjesëmarrësve të ngjarjes të mos qëndrojnë shumë pranë robotit gjatë daljeve të tij.

Megjithatë, disa përdorues të mediave sociale kishin teoritë e tyre rreth motivimeve të “Mohammedit”, duke i atribuar qëllime të liga lëvizjeve të tij.

Një përdorues i X komentoi se mund të ishte programuar për të vepruar si një fanatik, ndërsa një tjetër e quajti “Mohammed”… një grua.

Një koment tjetër thotë se roboti zgjati dorën për t’i dhënë dorën gruas pasi ajo tha emrin e tij, por ajo qëndronte me shpinë nga ai. “Ky është faji i njerëzve, jo i robotit”, shton komentuesi.


Shtuar 9.03.2024 16:29