Reshjet rekord përmbytin Gyeongsangun në Korenë e Jugut, një i vdekur nga rrëshqitja e dheut

Një situatë e rëndë është krijuar në provincën Gyeongsang të Koresë së Jugut, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu. Si pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Të lidhura

None found

Geoje është ndër zonat më të prekura nga moti ekstrem. Në vetëm një orë, qyteti regjistroi 124.5 milimetra reshje, niveli më i lartë i shënuar atje që prej fillimit të matjeve meteorologjike në vitin 1972.

Gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, sasia e shiut në Geoje kaloi 400 milimetra. Reshjet e dendura u shoqëruan me rrëshqitje dheu, njëra prej të cilave goditi një pallat në juglindje të qytetit dhe shkatërroi katin e parë të tij.

Forcat e shpëtimit arritën të nxirrnin tre persona nga ndërtesa. Megjithatë, njëri prej tyre ndërroi jetë, ndërsa dy të tjerët morën plagë.

Video dhe pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë automjete të zhytura në ujë dhe rrugë të mbushura nga rrjedha të fuqishme. Për shkak të dëmtimit dhe përmbytjes së akseve rrugore, autoritetet kanë ndërprerë shërbimin e autobusëve dhe grumbullimin e mbeturinave në disa zona.

Edhe disa pika turistike të qytetit janë mbyllur. Banorëve u është bërë thirrje të mos përdorin automjetet, të qëndrojnë larg lumenjve dhe zonave të rrezikshme, si dhe të zhvendosen në vende të sigurta në rast se gjendja përkeqësohet.

Fenomenet e motit ekstrem kanë prekur edhe pjesë të tjera të Azisë Lindore dhe Juglindore. Kina, Japonia dhe Filipinet janë përballur me reshje intensive, stuhi, përmbytje dhe dëme të konsiderueshme.

Në Japoni, shirat e pazakontë të ditëve të fundit kanë shkaktuar të paktën 10 viktima. Mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar në aeroportin Narita, ndërsa përmbytjet kanë lënë pa energji elektrike më shumë se 20 mijë familje.

Ekspertët e meteorologjisë paralajmërojnë se sezoni i tajfuneve mund të jetë më i fuqishëm se zakonisht gjatë këtij viti.


Shtuar 17.08.2026 13:58

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş