Reperi i njohur heq dorë nga muzika pas 32 vitesh

Një nga emrat më të mëdhenj të reggaeton, Daddy Yankee, njoftoi të dielën se do të tërhiqet nga muzika, pas 32 vitesh në këtë industri.

Reperi portorikan bëri me dije se do t’ju japë lamtumirën fansave me një turne dhe me albumin e fundit të titulluar “Legendaddy”, që do të dalë më 24 mars.

“Kjo garë, e cila ka qenë një maratonë, më në fund sheh vijën e finishit. Tani, unë do të shijoj atë që të gjithë ju më keni dhënë. Njerëzit thonë se bëra unë këtë zhanër të njohur në mbarë botën por ishin ju ata që më dhatë çelësin për të hapur dyert dhe për ta bërë më të madhin në botë”, është shprehur artisti.

Turneu i tij botëror “La Última Vuelta” do të nisë më 10 gusht në Portland, Oregon dhe do të zgjasë deri në dhjetor, duke përfunduar me një datë në Mexico City.


Shtuar 21.03.2022 16:50