Rëndohet bilanci nga përplasja mes Izraelit dhe Palestinës! Mbi 1 mijë të vrarë, mijëra të plagosur dhe qindra persona të rrëmbyer

Ka shkuar mbi 1 mijë numri i të vrarërëve në përplasjen ushtarake mes Iraelit dhe forcave palestineze të hamasit, në rripin e Gazës.

Autoritet e Izraelit  raportojnë për më shumë se 600 izraelitë t vrarë. 2 mijë të plagosur dhe 100 perosna të rrëmbyer.

Ndërkohë që në krahurn tjetër raportoet për 400 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 2 mijë të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraeleti.

Ajo që e bën ehd emë të rëndë situatën ëhstë se në këtë luftë nuk përjashtohen as bombardimet ndja objekteve civile, e cila treagon se në roët në vijim do të ketë rritje të numrit të viktimave.

Në një konferencë të dielën, zëdhënësi i IDF-së, adm. Daniel Hagari tha se prioritetet tani ishin përfundimi i luftimeve në komunitetet izraelite dhe kontrolli i thyerjeve në gardhin që ndan Gazën dhe Izraelin.

Mbi 1,500 janë plagosur në Izrael kur grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij më të madh në vite.

Dhjetëra persona të armatosur nga Gaza depërtuan në komunitetet jugore izraelite pas agimit, raporton BBC.

Ata kanë marrë peng ushtarë dhe civilë izraelitë dhe disa i kanë çuar në Gaza.

Izraeli është përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në Gaza ku mbetën të vrarë mbi 400 palestinezë si dhe 2000 të tjerë u plagosën, thonë mjekët.

Më shumë se 400 militantë palestinezë janë vrarë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës dhe dhjetëra të tjerë janë kapur, sipas zëdhënësit të IDF, Daniel Hagari, cituar në Times of Israel.

“Që nga kjo orë, ka forca që luftojnë në [Kibbutz] Kfar Aza, ka kërkime në një numër të madh qytetesh. Ka forca IDF në të gjitha qytetet, nuk ka qytet që nuk ka një forcë IDF në të”, citohet të ketë thënë ai.

Një raport i mëparshëm nga agjencia e lajmeve Reuters tha se qindra persona të armatosur palestinezë ishin vrarë që kur Hamasi filloi sulmin e tij të shtunën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte “në luftë” dhe u zotua se Hamasi, i cili sundon Gazën, do të “paguante një çmim të paprecedentë”.

Ushtria izraelite ka mobilizuar dhjetëra mijëra rezervistë dhe tani pritet të nisë një operacion tokësor në Gaza.

Ndërkohë, luftimet po vazhdojnë me militantët që kontrollojnë zonat tek Izraeli jugor. Breshëri raketash po lëshohen gjithashtu në qytete dhe qyteza izraelite, me Tel Aviv dhe Rishon Lezion në mesin e atyre që u goditën në mbrëmje.

Skenari i makthit të Izraelit filloi herët të shtunën, ku besohet se dhjetëra persona të armatosur kaluan në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme. Disa kaluan gardhin rrethues nga Gaza dhe të tjerë hynë nga deti.

Se si arritën të depërtonin në një nga kufijtë më të fortifikuar në botë është e paqartë.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan të shtënat ndërsa militantët mbërritën në fshatrat dhe qytetet izraelite, duke përfshirë qytetin Sderot, i cili është vetëm 1.6 kilometra larg nga Gaza.

Njerëzit në një numër komunitetesh u thirrën në stacionet e lajmeve izraelite, duke thënë se ishin të bllokuar në shtëpitë e tyre ose po fshiheshin diku tjetër.


Shtuar 8.10.2023 17:12