Rritet numri i viktimave nga sulmi në Gjermani

Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, ka shkuar në pesë, sipas medias gjermane Der Spiegel.

Mes viktimave është edhe një fëmijë.

Transmetuesi gjerman ARD, raporton se mbi 200 persona janë lënduar, një rritje e konsiderueshme nga shifra e mëparshme prej 68. Megjithatë, nuk dihet se në çfarë gjendje shëndetësore janë personat e lënduar.

Këshilltari i qytetit të Magdeburgut për rendin publik, Ronni Krug, tha se tregu i Krishtlindjes do të qëndrojë i mbyllur dhe se “Krishtlindja në Magdeburg ka mbaruar”, sipas transmetuesit publik gjerman MDR.

Ministria e Brendshme, njoftoi gjithashtu këtë mëngjes se ndërtesat zyrtare, do të ulin flamujt flamujt në gjysmështizë për nder të të vrarëve në sulm.

Nga ana tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz ka vizituar Magdeburgun në orën 11:00 të ditës së sote.

BBC raporton se pritet një deklaratë për shtyp nga Scholz në orën 11:45 me kohën lokale.


Shtuar 21.12.2024 11:52