Raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran prodhon hapa konkretë, ngrihen grupe pune dhe vendoset linjë e re komunikimi

Ka përfunduar raundi i parë i negociatave mes SHBA-së dhe Iranit, duke sjellë një rezultat fillestar konkret: palët do të krijojnë grupe pune dhe një kanal të ri komunikimi.

Sipas një deklarate të përbashkët të ndërmjetësve të negociatave, Katarit dhe Pakistanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë përgatitur një plan veprimi për një marrëveshje paqeje. Paralelisht, po zhvillohen edhe bisedime në nivel pune.

Të lidhura

None found

Objektivi i të dyja palëve është që një marrëveshje përfundimtare të arrihet brenda 60 ditëve. Grupet e punës pritet të merren, mes të tjerash, me programin bërthamor të Iranit dhe me sanksionet perëndimore të vendosura ndaj këtij vendi.

Ndërkohë, është ngritur edhe një kanal komunikimi mes palëve, me synimin për të shmangur keqkuptimet apo incidentet në Ngushticën e Hormuzit, si edhe për çështje të tjera. Mes temave që pritet të trajtohen me përparësi janë hapja për qarkullim e Ngushticës së Hormuzit, ku kalon rreth 20 përqind e kontigjentit botëror të karburatneve, programi bërthamor iranian dhe sanksionet perëndimore ndaj këtij vendi. Megjithatë, për vendosjen e paqes mbeten edhe çështje të tjera, ku në radhë të parë përmendet respektimi i shtetit të Izraelit dhe heqja dorë nga mbështetja e elementeve radikale në rajon nga Irani.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se, krahas marrëveshjeve për ngritjen e grupeve të punës, do të krijohet një lloj organi për zgjidhjen e konfliktit në bashkëpunim me Libanin, me synimin për t’i dhënë fund luftimeve në atë vend.

Në Liban, Izraeli dhe milicia pro-iraniane Hezbollah janë përfshirë në luftime kundër njëri-tjetrit.

Të dielën, delegacionet amerikane dhe iraniane nisën bisedimet për një zgjidhje të qëndrueshme paqeje në një hotel luksoz në malin Birgenstock, në Alpet zvicerane. Raundi i parë i këtyre takimeve u mbyll natën mes të dielës dhe të hënës. Sipas ndërmjetësit, bisedimet do të vijojnë gjatë gjithë kësaj jave.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, përgëzoi Pakistanin dhe Katarin për rolin e tyre ndërmjetësues. Në Platformën X, Araghchi deklaroi se ishte arritur “përparim i konsiderueshëm”.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara nuk e kanë komentuar ende ditën e parë të bisedimeve, por pritet që së shpejti Zëvenëspresidenti JD Vance dhe zyrtarë të tjerë të shprehen me qëndrimet e tyre. /DW


Shtuar 22.06.2026 09:36

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis