Presidenti rus Vladimir Putin tha në një deklaratë të martën se ndërsa Rusia ka kërkuar të bashkëpunojë me të gjitha shtetet e pavarura pas rënies së Bashkimit Sovjetik, situata në Ukrainë “është ndryshe” për shkak të ndërhyrjes nga vendet e huaja, sipas CNN
“Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia është përpjekur të forcojë bashkëpunimin me të gjitha shtetet e pavarura, tha Putin.
“Ne synojmë të bashkëpunojmë me të gjithë fqinjët tanë, por me Ukrainën, situata është ndryshe,” vazhdoi ai. “Kjo sepse për fat të keq, territori i këtij vendi po përdoret nga vende të treta për të krijuar kërcënime kundër Federatës Ruse. Kjo është arsyeja e vetme.”