Putin jep detaje të reja nga vdekja misterioze e Prigozhin

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se rrëzimi i avionit që vrau kreun e grupit mercenar të Ëagner, Yevgeny Prigozhin në gusht ishte shkaktuar nga granatat e dorës që shpërthyen brenda avionit, jo nga një sulm me raketa.

“Fragmente granatash dore u gjetën në trupat e të vrarëve në aksident. Duhej bërë një ekzaminim, por nuk u bë”, deklaroi Putin.

Avioni privat Embraer me të cilin Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg u rrëzua në veri të Moskës duke vrarë të 10 personat në bord më 23 gusht, duke përfshirë dy figura të tjera kryesore të Ëagner, katër truprojat e Prigozhin dhe një ekuipazh prej tre personash.


Shtuar 5.10.2023 21:22