Tensionet mes Kinës dhe ishullit të Tajvanit kanë arritur nivelet më te larta gjatë ditëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se 32 avionë luftarakë të ushtrisë kineze janë kapur nga radarët gjatë ditëve të fundit.
Ky është rasti i dytë brenda këtij viti kur flota ajrore kineze provokon në mënyrë të hapur shtetin e Tajvanit. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Tajvanit deklaron se ditën e fundit janë detektuar edhe pesë anije të Marinës së Kinës.
Sipas autoriteteve të Tajvanit, njësitë ushtarake kanë kaluar ngushticën detare, e cila njihet dhe si kufiri mes dy vendeve.
Si kundërpërgjigje, ushtria tajvaneze ka kaluar në gatishmëri të plotë lufte. Avionë patrullues, anije të marinës dhe sisteme mbrojtjeje raktetore janë angazhuar për t’ju përgjigjur një sulmi të mundshëm
Kina e konsideron Tajvanin pjesë të saj dhe shpesh herë ka deklaruare se do të shtrijë autoritetin shtetëror në ishull edhe duke përdorur forcën. Kërcënimet kineze kanë bërë që aleatë të Tajvanit të financojnë në ndihma ushtarake dhe teknikë për të përballuar një sulm të mundshëm.