Protesta të ashpra në Peru! 55 policë dhe 20 civilë të lënduar! Qytetarët kërkojnë siguri dhe ndryshim politik

Protesta të mëdha dhe përleshje të dhunshme shpërthyen të mërkurën në kryeqytetin e Perusë, ku dhjetëra persona u plagosën, mes tyre 55 policë dhe 20 civilë, gjatë përplasjes me forcat e rendit pranë godinës së Kongresit.

Protestat, të udhëhequra nga të rinj, artistë dhe sindikata punëtorësh, vijnë në vazhdën e një krize të thellë të sigurisë dhe mosbesimi ndaj klasës politike.

Protestuesit kërkojnë veprim të menjëhershëm kundër krimit të organizuar dhe reforma politike të thella.

Shteti nuk po garanton siguri. Vrasjet, janë rritur ndjeshëm në gjithë vendin, thonë ata.

Protestat ndodhën vetëm pak ditë pas shkarkimit të presidentes Dina Boluarte nga Kongresi, pas presionit të tubimeve.

Në vend të saj, Jose Jeri, politikan i djathtë dhe ish-kryetar i Kongresit, është emëruar president i përkohshëm, deri në zgjedhjet e planifikuara për prill.

Megjithatë, ardhja e Jeri-t nuk i ka ulur tensionet, pasi shumë protestues e shohin atë si pjesë të së njëjtës klasë politike të korruptuar.

Presidenti i ri, premtoi të shpallë luftë kundër krimit të organizuar, por qytetarët mbeten skeptikë.

Peruja po kalon një nga momentet më të tensionuara politike dhe shoqërore të viteve të fundit.


Shtuar 16.10.2025 15:21

Tags: ,