Producenti i Oscars zbulon prapaskenat, Will Smith do arrestohej pas shuplakës?

Pas incidentin me Chris Rock, policia ishte gati për të arrestuar Will Smith. Producenti i Oscars Will Packer tha se ndërhyri komediani duke i thënë se ishte mirë.

Gjatë një interviste për “GMA”, Will tha se nëse Chris do të kishte dashur që Will të arrestohej, oficerët e ”LAPD” do ta kishin bërë diçka të tillë, duke zbuluar edhe bisedën që ndodhi në prapaskenë direkt pas shuplakës.

“Policët u përgatitën të shkonin dhe arrestonin Will duke e lënë Chris të kuptonte se mund të ngrinte padi penale kundër tij”.

Ndër të tjera shtoi se Chris po e shpërfillte atë që po i thoshte policia ndërsa shton se i tha komedianit që t’i linte policët të bënin punën e tyre.

Në fund, Chris vendosi mos të bëjë asnjë kallëzim për Smith duke e lejuar të vijojë qëndrimin në ceremoni, ku fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” dhe mbajti një fjalim emocionues.