Prezantoi ilaçin që bënte mrekullinë ndaj Covidit, facebook pezullon për keqinformim presidentin e këtij shteti

Facebook ka pezulluar për një muaj profilin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, për keqinformim lidhur me koronavirusin.

“Për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave tona, ne jemi duke ngrirë faqen për 30 ditë”, tha një zëdhënës i Facebook.

Sipas Facebook, presidenti i Venezuelës postoi një informacion keqinformues në lidhje me koronavirusin që “shkeli” politikat e tij dhe vuri në rrezik shëndetin e njerëzve.

Maduro ka promovuar një ilaç “mrekullibërës” kundër koronavirusit, ilaç i cili nuk ka marrë aprovimin e komunitetit mjekësor.

Ai kishte postuar një video (që më pas u fshi) ku vlerësonte vetitë e Carvativir-it, një medikament që, sipas mjekëve, është i rrezikshëm.

Por Facebook citoi udhëzimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke deklaruar se “aktualisht nuk ka ilaçe për të shëruar virusin”.


Shtuar 27.03.2021 23:31