Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me presion në rritje brenda Partisë Laburiste pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në Britani.
Mediat britanike raportojnë se humbjet e thella të Laburistëve dhe rritja e mbështetjes për partinë Reform UK kanë nxitur diskutime për një revoltë të mundshme brenda partisë kundër Starmer.
Të lidhura
None found
Sipas analizave të publikuara në mediat britanike, disa deputetë laburistë po shqyrtojnë mundësinë për ta larguar Starmer nga drejtimi i partisë pas rezultatit të dobët elektoral.
Në një podcast politik të “Daily Express”, analistët Martin Brown dhe James Walker e përshkruan situatën si shumë të vështirë për kryeministrin britanik.
“Keir Starmer ka marrë një goditje të rëndë politike. Këto janë rezultate shumë të dhimbshme për Laburistët”, u shpreh James Walker gjatë diskutimit.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga zyra e Starmer lidhur me zërat për pakënaqësi dhe lëvizje brenda partisë.
