Presidentje e KE jep lajmin e mirë: Moment historik, BE arrin në kuotën e 100 milionë vaksinimesh ndaj Covid-19 (VIDEO)

Presidentj e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhën ditën e sotme lajmin e mire se BE ka arritur kuotën e 100 milion vaksinimeve kundër Covid-19.

Presidentja e KE shkruan në një postim në rrjete sociale se ky është një moment historik për të gjithë Bashkimin Evropian.

“Ashtë një moment historik për të cilin mund të krenohemi,” tha ajo, duke shtuar se “BE përshpejton ritmin e furnizimeve të vaksinave”

“Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që evropianët të mund të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur,” tha von der Leyen.

Komisioni Evropian, ndërkohë, ka njoftuar se ka siguruar një sasi shtesë prej 50 milionë dozave të Pfizer Biontech, që do të shpërndahen nga prilli deri në fund të qershorit.

Siç njoftoi më herët zonja von der Layen, këto nuk janë sasi të reja por sasi të rëna dakord më parë, dorëzimi i të cilave është shtyrë.

Shtuar 14.04.2021 15:42

Tags: , ,