Po performonte në një shtëpi të moshuarish, këngëtarja rrëzohet në skenë dhe vdes në mes të koncertit

Një këngëtare 31-vjecare që po performonte në një shtëpi të moshuarish më 12 prill ka vdekur në mes të koncertit pasi u rrëzua dhe mbeti e vdekur në skenë, në aksidentin e tmerrit në qytetin kinez të Chongqing.

Viktima kishte kënduar dy këngë kur shkeli në bishtin e fustanit të saj dhe u rrëzua në skenë, duke mbetur papritur pa frymë e palëvizje.

E reja që nuk është identifikuar publikisht nga autoritetet vdiq nga ataku kardiak megjithëse anëtarë të stafit u përpoqën ta risillnin në jetë.

Ajo u dergua më pas në spitalin Chongqing por pak pas mbërritjes u shpall e vdekur. Një autopsi po pritet për shkakun e saktë të vdekjes se pashpjeguar.


Shtuar 25.04.2024 19:07