Mediat vendase kanë njoftuar për një aksident të rëndë industrial të ndodhur pas depos së Bashkisë së Korinthisë në Greqi.
Punishtja e një kontraktori të jashtëm po kryente punimet e montimit të shtyllave kur në një moment ra një shtyllë së bashku me ajrorin, një burrë rreth 50 vjeç, me origjinë shqiptare.
Menjëherë është lajmëruar ambulanca e EKAV Korinth, e cila ka mbërritur menjëherë dhe i lënduari është transportuar në spital.
Ai u diagnostikua me lëndime të rënda dhe një hematomë të madhe në kokë. Shqiptari do të dërgohet në një spital të Athinës sipas të njëjtave burime.