Merr fund arratia për autorin 20-vjeçar i cili tentoi të vriste shqiptarin në Greqi

Autori 20-vjeçar i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 34-vjeçar shqiptar tre ditë më parë në zonën e Votanikos në Atikë të shtetit fqinj Greqi është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Në orët e para të mëngjesit të 2 marsit në Votanikos 34-vjeçarit shqiptar iu vunë nga pas tre persona. Pasi e qëlloi 20-vjeçari i arrestuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij u arratisën, shkruan CNN.

Sakaq arratia e 20-vjeçarit mori fund ditën e sotme, ndërsa po punohet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të cilët janë identifikuar nga autoritetet greke.

34-vjeçari shpëtoi për mrekulli nga atentati i vrasjes. Ai u transportua në spital për trajtim mjekësor.
Siç rezultoi nga hetimi i Policisë, 20-vjeçari dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje personale dhe financiare me shqiptarin.


Shtuar 5.03.2024 18:03