Pesë të plagosur nga një sulm me thikë në Francë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku pesë persona janë goditur me thikë.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja është regjistruar në lagjen Borny të Metz.

“Pesë persona u goditën me thikë të hënën, duke përfshirë dy të plagosur shumë rëndë, në qytetin verilindor francez Metz”, njoftoi kanali i lajmeve BFMTV, duke cituar prokurorin publik të Metz.

Nga të dhënat e para është përjashtuar mundësia e një akti terrorist.


Shtuar 17.06.2024 17:50

Tags: ,