Një aksident i rëndë rrugor në Paraná, në jug të Brazilit, u mori jetën të paktën 21 personave në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ndodhi kur një autobus u përplas ballë për ballë me një kamion me rimorkio.
Kompania që administron autostradat, Via Araucária, njoftoi se 20 udhëtarë të autobusit humbën jetën në vendngjarje. Shoferi i kamionit ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve, duke e çuar bilancin në të paktën 21 viktima.
Të lidhura
None found
