Përplasen me një kamion, vdesin 6 persona në Spanjë, mes tyre dy policë

Gjashtë persona vdiqën në orët e para të ditës së sotme , mes tyre dy policië spanjollë , pranë Seviljes në Spanjë, kur një kamion u përplas me një bllok policie. Ndërsa tre policë u plagosën dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Sipas mediave spanjolle, policët po kryenin kontrolle rutinë rrugore, në kuadër të fushatës për të luftuar trafikun e drogës në anë të autostradës, teksa një kamion u përplas me ta.

Incidenti vjen një muaj pasi dy policë spanjollë vdiqën në det në rajonin Cádiz kur trafikantët e drogës përplasën varkën e tyre. Spanja është një pikë kyçe hyrëse për drogën në Evropë dhe Andaluzia, për shkak të afërsisë me Marokun, një qendër për prodhimin e kanabisit.


Shtuar 19.03.2024 17:25