Palestinezët marrin kontrollin e disa lagjeve në Izrael, 5 ushtarë peng: Izraeli thërret rezervistët dhe bëhet gati për luftë frontale

Ushtria izraelite është bërë gati për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve të mëngjesit të sotëm nga Hasam sipas Jerusalem Post, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka thirrur edhe rezervistët nën armë.

Komandantët janë dërguar në zonat jugore për të koordinuar mbrojtjen e civilëve në zonat përreth Gazas. Ka raportime që militantët të kenë marrë nën kontroll disa lagje në këto zona sipas ushtrisë izraelite”, raporton JP duke iu referuar burimeve zyrtare.

Ndërkohë, kryeministri Netanyahu deklaroi se ishin në luftë duke theksuar se nuk bëhej fjalë për stërvitje, por për një situatë të mirëfilltë luftë.

Deri më tani, deklarohen 22 izraelitë të vdekur nga sulmet dhe mbi 580 të plagosur.

Ka raportime për dhjëtëra persona të marrë peng, mes tyre edhe 5 ushtarë izraelitë sipas mediave lokale, por kjo nuk është konfirmuar nga burime zyrtare thekson JP, raporton AlbEu.com.

Kjo nuk i ngjan betejave të mëparshme

Nga Jeremy Bowen-BBC

Përktheu: AlbEu.com

Ajo që po ndodh sot mes Hamasit dhe Izraelit është e paprecedentë në më shumë se 15 vjet që kur Hamasi mori kontrollin e Rripit të Gazas.

Përplasja vjen pas muajsh dhune dhe tensioni në rritje midis izraelitëve dhe palestinezëve, megjithëse pjesa më e madhe e tyre është përqendruar në Bregun Perëndimor, i cili është territori që Izraeli ka pushtuar që nga viti 1967, që shtrihet midis Jerusalemit dhe kufirit me Jordaninë.

Izraeli ka thënë se është sulmuar, se Hamasi i kishte shpallur luftë Izraelit dhe unë do të prisja që planet që izraelitët do të rezultojnë në një përgjigje shumë të fuqishme. Të paktën kjo është ajo që ata kanë thënë.

Mendoj se ka shumë shanse që plani i përgjigjes të parashikojë edhe futjen e trupave në Gaza.

Kjo situatë do të zhvillohet shumë shpejt dhe ka gjasa të përshkallëzohet. Një pyetje e madhe është se çfarë ndodh tani – jo vetëm në dhe rreth Gazës – por çfarë ndodh në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, ku ka pasur dhunë të përsëritur midis grupeve të armatosura palestineze dhe forcave izraelite të sigurisë dhe kolonëve për muaj të tërë.

Një situatë tashmë e paqëndrueshme është e sigurt që do të përkeqësohet nga këto ngjarje.

Kështu që unë mendoj se tani për izraelitët dhe palestinezët, ky është një mëngjes tërësisht i papritur dhe shumë shqetësues

Ngjarjet po zhvillohen me shpejtësi mes Izraelit dhe Hamasit, por kjo është ajo që dimë deri më tani:

  • Dhjetra persona të armatosur nga grupi militant Hamas duket se janë infiltruar në Izraelin jugor në një sulm të befasishëm nga Rripi i Gazës.
  • Ajo vjen pasi mijëra raketa u hodhën në Izrael nga Gaza, sipas një udhëheqësi të Hamasit, Mohammed Deif – “ne kemi vendosur të themi mjaft është mjaft”, tha ai.
  • Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se “një numër terroristësh” ishin infiltruar në territorin izraelit nga Gaza
  • Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet në orën 13:00 me kohën lokale (11:00 BST), dhe ushtria ka filluar të godasë objektivat e Hamasit
  • Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar një video deklaratë duke thënë se ” jemi në luftë”.
  • Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi “ka bërë një gabim të rëndë”, duke deklaruar se “shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.
  • Betejat me armë mes forcave izraelite dhe palestineze janë ende duke u zhvilluar në vende të ndryshme në jug të Izraelit, sipas mediave izraelite.
  • Spitalet në Izrael thonë se po trajtojnë personat e lënduar nga sulmet e papritura – të paktën një person ka vdekur

Civilët në Gaza dhe Izraelin jugor, në mes të përplasjes së armatosur

Sulmi korrespondon më kohën kur shumë izraelitë prisnin të shijonin fundin e festës hebreje Sukkot.

Në vend të kësaj, ata që jetojnë ose qëndrojnë pranë Rripit të Gazës e kanë gjetur veten në një situatë makthi me një infiltrim në shkallë të gjerë nga militantët palestinezë. Duket se disa komunitete izraelite pranë Gazës po mbahen nga operativët e Hamasit. Ndërkohë, sulmet e avionëve izraelitë mbi objektivat e Hamasit kanë lënë të një situatë të ngjashme edhe civilët e pafajshëm në Gaza.

Në jug të Izraelit, izraelitë të tmerruar të fshehur në dhoma të sigurta luten që ushtarët të dërgohen për t’i shpëtuar. Disa thonë se ka militantë në shtëpitë e tyre.

Një grua në Be’eri thotë se babai i saj është kapur. Shumë nga mijëra njerëz që ishin në një festë në ambient të hapur në këto zona janë fshehur për të shpëtuar

Ata thonë se janë në mes të një shkëmbimi zjarri dhe raportojnë se ka viktima. Ka raporte izraelite se rreth 60 militantë të Hamasit kanë hyrë nga Rripi i Gazës.

Imazhet e paverifikuara duket se tregojnë militantët palestinezë që mbërrijnë me kamionçina dhe duke ngarë motoçikletat përmes një vrime në gardhin rrethues në Izrael. /albeu.com


Shtuar 7.10.2023 12:30