Pakistan, vriten dy tifozë me armë zjarri në ndeshjen historike të kriketit (VIDEO)

Një tragjedi e vërtetë në sportin aziatik. Në Pakistan, dy tifozë janë vrarë në një stadium kriketi ku kombëtarja e këtij vendi mundi Afganistanin në ndeshjen derbi.

Gjatë festës në shkallë, viktimat u qëlluan me armë për shkak të përleshjeve mes dy tifozerive. Gjithçka ndodhi në stadiumin e Peshawar ku Pakistani siguroi kualifikimin në finalen e turneut T20. Nuk është ende e qartë dinamika që çoi në vdekjen e tifozëve por ata mendohet se janë vrarë nga bashkëkombasit e tyre që qëlluan në ajër për të festuar ndërsa janë plagosur edhe tre femra.

Policia ka arrestuar 40 persona ndërsa vendi vazhdon të jetë në festë edhe pse tragjedia mori jetën e dy personave. Ndërkohë, skenat e dhunës në stadium ku u shkulën qindra stola, janë bërë virale në internet.