Ortek në Alpet perëndimore të Austrisë, dy të vdekur

Një ortek në Alpet perëndimore të Austrisë ka lënl si pasojë dy të vdekur.

Raportimet e para kanë bërë me dije se në atë moment ndodheshin 17 persona dhe vetëm dy persona janë shpëtuar.

Anëtarët e një ekipi holandez të sporteve dimërore ishin në zonë. Megjithatë, jo të gjithë u goditën nga orteku, i cili ndodhi pranë strehës Martin-Busch, në një lartësi prej 2500 metrash.

Orteku 180 metra i gjatë dhe 80 metra i gjerë ka goditur në afërsi të fshatit Vent, pak larg kufirit italian, në provincën e Tirolit.

Kreu i shërbimeve lokale të urgjencës tha për BBC se helikopterët, ekipet e shpëtimit, ekipet e qenve dhe policia alpine ishin dërguar në vendngjarje.

Rreziku i ortekëve të rinj ishte shumë i lartë, ndaj ekipet e shpëtimit po vazhdonin kontrollet me kujdes.

Rritja e temperaturave në Tirol ka rritur rrezikun e ortekëve.

Në fillim të kësaj jave, një alpinist gjerman 19-vjeçar vdiq kur u përfshi nga një ortek pranë liqenit Achensee, në verilindje të Innsbruck.


Shtuar 11.04.2024 17:18