Nxehtësia ekstreme dhe zjarret po bëhen norma e re klimatike, bota përballet me sinjale alarmi

Vlerësohet se çdo vit rreth gjysmë milioni njerëz humbin jetën për shkak të pasojave që lidhen me temperaturat ekstreme.

Të lidhura

None found

Zjarret e fuqishme në Greqi, por edhe në zona të ndryshme të globit, po shoqërohen nga valë të zgjatura të të nxehtit, thatësira, mungesë uji dhe reshje të pazakonta. Sipas ekspertes së Kombeve të Bashkuara, këto nuk mund të konsiderohen më ngjarje të veçuara, por janë shenja të një realiteti të ri klimatik të ndikuar fuqishëm nga ndryshimet klimatike.

Këtë vlerësim e bën Eleni Myrivili, Drejtore Globale për Nxehtësinë në Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).

“Nuk ka më dyshim se ndryshimet klimatike fshihen pas të gjitha këtyre dukurive. Tashmë ndodhemi në një regjim të ri klimatik, ku nxehtësia ekstreme përsëritet më shpesh, zgjat për periudha më të gjata dhe nis më herët gjatë vitit”, shprehet Myrivili.

Ajo paralajmëron se temperaturat e larta po prekin një sërë sistemesh jetike, përfshirë furnizimin me ujë, prodhimin bujqësor, energjinë, infrastrukturën dhe ekonominë.

Çdo vit, rreth 2.4 miliardë punëtorë, që përbëjnë mbi 70% të fuqisë punëtore në botë, përballen me ekspozimin ndaj nxehtësisë ekstreme dhe rrezikojnë shëndetin. Ndërkohë, prodhimi bujqësor global është pakësuar me rreth 20% krahasuar me nivelet e viteve 1960, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Myrivili, e cila iu bashkua detyrës në OKB në mars 2023, kërkon që përballja me këtë situatë të shoqërohet me masa konkrete përshtatjeje.

“Qytetet duhet të kenë më shumë hapësira të gjelbra dhe hije, ndërsa ndërtesat duhet të projektohen për të ruajtur freskinë. Edhe planifikimi urban duhet t’u përshtatet ndryshimeve klimatike. Këto nuk janë më privilegje, por infrastrukturë e domosdoshme”, deklaron ajo.

Sipas saj, fondet e vëna në dispozicion për përshtatjen klimatike janë ende shumë më të ulëta se nevojat reale. Ajo nënvizon se pjesa kryesore e investimeve duhet të përqendrohet te parandalimi.

Problemi i zjarreve masive nuk kufizohet më vetëm te Greqia apo rajoni i Mesdheut. Myrivili thekson se ngjarje të ngjashme po regjistrohen edhe në Siberi dhe Kanada.

“Zjarret vazhdojmë t’i trajtojmë si episode të shkëputura, ndonëse ato janë pjesë e realitetit të ri klimatik. Shumica e shpenzimeve duhet të orientohen drejt parandalimit”, thotë ajo.

Parisi ka kryer një simulim që merr në konsideratë një skenar me temperatura deri në 50 gradë Celsius. E njëjta metodologji pritet të zbatohet edhe në 20 qytete të tjera të botës, mes tyre Athina, Nju Jorku, Londra, Barcelona dhe Melburni.

“Ajo që më shqetëson është se masat që po ndërmarrim janë shumë të kufizuara në raport me ritmin e zhvillimit të këtyre fenomeneve”, përfundon Myrivili.


Shtuar 8.08.2026 09:58

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetador girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibom