“Nuk mund të luajë më kurrë futboll”, mjekët tregojnë momentet e rikthimit në jetë të Christian Eriksen

Në ndeshjen e djeshme midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Christian Eriksen pësoi infarkt në fushë, çka trishtoi fansa e futbollit në mbarë botën.

Eriksen është jashtë rrezikut për jetën dhe është në gjendje të qëndrueshme, lajm ky që u bë i ditur pak orë pas ngjarjes. Por së fundmi mjeku i ekipit, Morten Boesen ka zbuluar detaje se si e rikthyen në jetë futbollistin.

“Ne u thirrëm në fushë kur Christian u rrëzua. Unë madje nuk arrita ta shoh, por shpejt u bë e qartë se ai nuk ishte i vetëdijshëm.Kur arritëm atje, ai ishte shtrirë në krah dhe po merrte frymë dhe kishte puls. Por shumë shpejt gjendja ndryshoi, dhe pastaj filluam trajtimin e zemrës për t’i shpëtuar jetën.Gjithashtu mjeku i stadiumit na dha ndihme fantastike dhe pjesa tjetër e shërbimeve të urgjencës, dhe morëm masat e nevojshme të implementuara. E rikthyem në jetë Christianin dhe ai arriti të fliste me mua para se të merrej në spital për hetime dhe ekzaminime të mëtejshme.”

Sanjay Sharma është profesor i kardiologjisë sportive në Universitetin St George në Londër dhe ka punuar me Eriksen gjatë kohës së tij në Tottenham Hotspur. Ai shprehet shumë konfuz për gjendjen e 29-vjeçarit dhe madje thotë se nuk mund të luaj më kurr futboll.

“Lajmi i mirë është se ai do të jetojë, lajmi i keq është se ai ishte në fund të karrierës së tij, kështu që a do të jetë ai në gjendje të luaj një ndeshje tjëtër futbolli? Këtë nuk mund ta them.Në Mbretërinë e Bashkuar ai nuk do të luante. Ne do të ishim shumë të rreptë për këtë.”, u shpreh kardiologu Sanjay Sharma. Përshtati Albeu.com.


Shtuar 13.06.2021 10:17