“Nuk janë ushtri, por bandë kriminale”, rusët e armatosur mbushin çantat në supermaket (VIDEO)

Teksa pushtimi rus në Ukrainë është në ditën e dhjetë të tij, ushtria ruse në Ukrainë ka nisur bastisjet e dyqaneve.

Një video e postuar së fundmi në Tëitter tregon më së miri vështirësitë që kanë hasur rusët për ushqim në agresionin e tyre në Ukrainë.

Disa ushtarë janë futur në një supermarket dhe kanë marrë gjithçka që u ka dalë përpara.

“Rusia nuk ka ushtri, është një bandë kriminale që përdorë armët”, shkruan personi që ka postuar videon.

Video është marrë nga kamerat e sigurisë së supermarketit të zonës./albeu.com/


Shtuar 5.03.2022 22:33