Ndarjen nga ish e dashura nuk e ka përjetuar edhe aq pozitivisht një 44-vjeçar italian nga Como, i cili në formë hakmarrje ka mbushur muret e lagjes ku ajo jeton me foto të nxehta dhe në momente intime të saj.
Në posterat e ngjitura ai tregonte edhe emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, profilin e saj në Instagram, si dhe adresën e vendit të punës së 40-vjeçares, e po ashtu referenca dhe fraza vulgare drejtuar asaj.
Fletushkat me imazhe intime, sipas hetuesve janë pjesëza nga një video e një marrëdhënieje seksuale mes ish-çiftit (ndoshta e filmuar nga i dyshuari pa dijeninë e viktimës).
44-vjeçari tani është nën hetim për përndjekje dhe pornografi hakmarrëse, ndërsa më parë kishte kërcënuar ish të dashurën se do ta bënte të paguante.