Një person në SHBA i vë flakën ndërtesës ku u mbajt seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Trump! 17 persona të lënduar

Ndërkohë që në gjykatën supreme të Nju Jorkut po zhvillohej gjyqi administrative ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, një person i ka vendosur zjarrin ndërtesës duke bërë që 17 persona të lëndohen lehtë.

Mediat e huaja shkruajnë se një person u vuri flakën dokumenteve të gjykatës në katin e katërt të ndërtesës që ndodhet në “60 center Street” të Manhatan dhe më pas përdori fikësen e zjarrit për të shuar flakët.

Autori i zjarrvënies i paidentifikuar, u arrestua nga policia. Incidenti ndodhi pak orë pas përfundimit të dëshmisë së Trump gjatë seancës gjyqësore. Mësohet se zjarrfikësit evakuuan punonjësit që ndodheshin në 3 prej kateve të ndërtesës.

Deri më tani, nuk ka asnjë indicie se zjarri kishte lidhje me gjyqin që po zhvillohej ndaj Trump për falsifikimin e faturave të biznesit të tij.


Shtuar 19.04.2024 20:34