Një kilogram kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar, i cili po udhëtonte  nga Roma në Tuscia me një kile kokainë në makinë është arrestuar.

“Në kuadër të kontrolleve të kryera nga Karabinierët përgjatë arterieve kryesore rrugore Karabinierët e Njësisë Hetimore Viterbo arrestuan një shtetas shqiptar, banues në kryeqytet, i cili po transportonte një kg kokainë nga kryeqyteti dhe të destinuar për tregun me pakicë në Tuscia”.

Kontrolli është pjesë e fushatës për të luftuar trafikun e drogës që Karabinierët po zhvillojnë në të gjithë territorin e provincës./albeu.com


Shtuar 25.02.2024 16:50