Nisin zjarret në Greqi/ Vetëm në 24 orët e fundit, raportohet se janë krijuar 88 vatra zjarri

Edhe pse jemi në mesin e pranverës dhe temperaturat janë duke u rritur gradualisht zjarrfikësit grekë kanë luftuar gjatë gjithë natës pasi dhjetëra fronte zjarri kanë shpërthyer në Lasithi të Kretës juglindore duke djegur mbi 200 hektarë tokë pyjore dhe bujqësore.

Vetëm në 24 orët e fundit, raportohet se janë krijuar 88 vatra zjarri, ndërsa në pranga kanë rënë shtatë persona.

Siç thuhet në njoftimin përkatës të Zjarrfikësve, arrestimet u kryen në bashkitë Monemvasia Lakonia, Chania, Heraklion, Argolis, Agrinio, Oropos dhe Mani.

Përveç të arrestuarve, është vendosur masë administrative prej 500 eurosh ndaj pesë personave të tjerë.

Kujtojmë që vitin i kaluar ishte shumë i vështirë për Greqinë, e cila për më shumë se dy javë zjarre masive dogjën një pjesë të madhe në verilindje të vendit, duke shkaktuar edhe rreth 21 viktima.


Shtuar 7.04.2024 22:34