Ngjarje tronditëse në Greqi/ Babai monstër abuzoi me 4 fëmijët e mitur, detyroi djalin të bënte…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinion publik në Greqi, ku një efektiv i Policisë për sigurinë e Kuvendit, akuzohet se ka abuzuar s*ks*alisht me 4 fëmijët e mitur, tre vajza dhe një djalë.

Ka qenë bashkëshortja e tij, po ashtu punonjëse e policisë greke, e cila ka bërë denoncimin në komisariat, ku ka treguar makthin që ajo dhe fëmijët e mitur kanë kaluar prej 8 vitesh.

Nga dëshmia e gruas, ajo tregon se si burri i saj e ka dhunuar fizikisht atë dhe tre vajzat e mitura dhe djalin e tyre.

Por dëshmia e saj ka tronditur akoma më shumë, kur tregon se si polici i ka p**rdhunuar vetë vajzat e mitura dhe si të mos mjaftonte kjo, babai monstër ka detyruar djalin të kryente marrëdhënie s**ks*ale me motrat, ndërsa ai i shikonte.

Gjithashtu, sipas deklaratës së saj, edhe ajo ka qenë pjesë e ketyre akteve të turpshme pasi bashkëshorti e ka detyruar të abuzojë edhe ajo me fëmijët.

“Më ka detyruar me dhunë fizike të ngacmojë fëmijët, ndërkohë që ai ka parë edhe ka marrë pjesë në akte”.

Pas denoncimit në polici, menjëherë është bërë arrestimi i punonjësit të policisë i cili prej vitesh shërbente në ekipin për sigurimin e Kuvendit.

Gjithashtu, një hetim ka nisur për gruan, e cila po ashtu është me detyre police, a ka abuzuar sepse ka qenë e detyruar fizikisht dhe psikologjikisht nga burri, apo ka marrë pjesë në akte me dëshirë.

Rasti i tmerrshëm u zbulua më 29 nëntor, ndërsa hetimet nga oficerët e policisë vazhdojnë.

Mediat greke raportojnë se; bashkëshortja e kishte denoncuar edhe më herët për dhunë fizike, dhe pas këtij denoncimi, punonjësit të sigurisë në Kuvend i ishte hequr arma pasi rezultoi me probleme psikologjike.

Një pyetje që ka lindur në mënyrë të arsyeshme është se si një person i akuzuar për dhunë, me probleme psikologjike vazhdonte të shërbentë në radhët e policisë?

Pas akuzës ndaj tij, punonjësi i policisë dyshohet se i ka thënë nënës se ka tentuar të vriste veten, për këtë arsye është dërguar në spitalin psikiatrik të Ushtrisë.

Ditën e sotme, Gjykata ka marrë vendimin ndaj tij për ta lënë në burg.


Shtuar 3.12.2024 15:45