Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet trupi i djegur i një gruaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grek Kythira. Bëhet me dije se një grua rreth 60 vjeç është gjetur e djegur në Kythira. Siç raportohet pranë saj është gjetur një çakmak. Gjithashtu autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për veprimtari kriminale si dhe për vetëvrasje.

Mediat greke bëjnë me dije se nuk ka histori të dhunës në familje dhe familja e saj nuk mund të mendojë për dikë që mund ta dëmtojë atë. 60-vjeçarja ishte në kërkim që nga mbrëmja e së mërkurës (12.06.24), ndërsa sipas të njëjtave informacione ajo ishte zhdukur sërish në të kaluarën. Megjithatë ekspertiza mjeko-ligjore pritet t’i japë zgjidhje misterit.


Shtuar 13.06.2024 18:44

Tags: