Nga Krasnodari te Kharkivi/ Sulmet vrasin civilë ndërsa diplomacia për paqen zvarritet, dy fëmijë humbin jetën në një çerdhe

Një sulm me dron ndaj një çerdheje private në Krasnodar, në jug të Rusisë, ka shkaktuar vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen e nëntë personave. Shtatë prej të plagosurve janë gjithashtu fëmijë, bëri të ditur guvernatori i rajonit, Veniamin Kondratyev.

Të lidhura

None found

Viktima janë raportuar edhe në Ukrainë, ku një goditje ruse në periferi të Kharkivit la të vrarë tre persona. Sulmet ndodhën ndërsa lufta vazhdon dhe Ukraina shënon 35-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Shpallja e Pavarësisë u bë më 24 gusht 1991, kur Verkhovna Rada, parlamenti ukrainas i asaj kohe, miratoi Aktin e Pavarësisë dhe deklaroi krijimin e një shteti sovran e të pavarur, pas dështimit të grushtit të shtetit në Moskë.

Më 1 dhjetor 1991, vendimi u përforcua nga referendumi kombëtar, në të cilin 90.32% e votuesve votuan pro Pavarësisë.

Kjo është dita e pestë e Pavarësisë që Ukraina e kremton prej nisjes së pushtimit rus në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022.

Aktivitete dhe ceremoni përkujtimore janë organizuar në mbarë Ukrainën, si edhe në komunitetet ukrainase jashtë vendit, për të shënuar festën kombëtare.

Në planin diplomatik, vizita në Moskë e të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndrit të presidentit Donald Trump, është shtyrë.

TASS raportoi, duke iu referuar një burimi, se udhëtimi nuk pritet të bëhet përpara fundit të gushtit. Raportimet e mëparshme sugjeronin se Witkoff dhe Kushner mund të shkonin në Kiev dhe Moskë deri në fund të muajit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se presidenti Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë një tjetër takim me përfaqësuesit e presidentit amerikan. Sipas Lavrovit, pyetja kryesore lidhet me propozimet që ata do të paraqesin në Moskë.

Ndërkohë, të hënën në Ukrainë pritet të mblidhet “Koalicioni i të Gatshmëve”, grupimi i vendeve evropiane që mbështesin Ukrainën.

Kievi synon të sigurojë ndihmë të re ushtarake, kryesisht sisteme të mbrojtjes ajrore, si dhe masa më të forta presioni ndaj Moskës, ndërsa sulmet ruse kanë shkaktuar një numër të madh viktimash civile.

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania do të bashkëdrejtojnë takimin. Në të pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ndërsa disa liderë të tjerë do të lidhen përmes videokonferencës.

Ky takim zhvillohet në një moment kur konflikti po përshkallëzohet dhe përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës vazhdojnë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina, në bashkëpunim me partnerët amerikanë dhe evropianë, ka përgatitur një plan për t’i dhënë fund luftës. Ai tha se plani parashikon një armëpushim, krijimin e një zone të lirë ekonomike dhe tërheqjen e trupave.

Sipas Zelenskyt, këto propozime janë hartuar pas bisedimeve mes Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, ndërsa negociatat vijojnë në kërkim të një zgjidhjeje për konfliktin.


Shtuar 24.08.2026 08:34

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş