Numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet katastrofike në Nepal ka shkuar në 389.
Të lidhura
None found
Të dhënat e fundit të Policisë së Nepalit bëjnë të ditur se 466 persona janë plagosur dhe janë nxjerrë nga zonat e prekura.
Chitwan renditet ndër rajonet më të dëmtuara, ndërsa viktima janë shënuar edhe në disa distrikte të tjera të vendit.
Reshjet e fuqishme kanë përmbytur zona të banuara dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrugë, banesa dhe infrastrukturë, duke penguar punën e ekipeve të shpëtimit.
Operacionet e kërkim-shpëtimit për personat e bllokuar vijojnë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të ndryshojë.
Ndërhyrja është vështirësuar edhe nga terreni i thyer i Nepalit, ku zonat e gjera malore përballen me përmbytje dhe rrëshqitje dheu pas reshjeve intensive.
