Në sfidë me vdekjen, shkon në 137 numri i gazetarëve të vrarë në Gaza

Pas vrasjes së një fotoreporteri dhe redaktori nga ushtria izraelite, Zyra e Mediave të Qeverisë së Gazës thotë se numri i gazetarëve të vrarë që nga fillimi i luftës tani është rritur në 137.

Abdel Wahab Awni u vra pasi ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve al-Maghazi në Gaza qendrore, tha zyra në një deklaratë.

Një numër rekord gazetarësh janë vrarë në enklavën e rrethuar që nga 7 tetori, duke përfshirë shumë gazetarë të Al Jazeera. Sulmi i fundit ajror që synonte gazetarët në Gaza erdhi më herët gjatë ditës së sotme, kur një tendë gazetarësh u shënjestrua në oborrin e spitalit al-Aksa, duke vrarë të paktën katër persona.


Shtuar 31.03.2024 22:32

Tags: ,