Ndryshe nga vitet e kaluara, në këtë ditëlindje Mbretëresha zgjedh të pozojë mes kuajve (FOTO LAJM)

Mbretëresha Elizabeth feston sot 96-vjetorin e lindjes. Për foton zyrtare me rastin e ditëlindjes, ajo ka zgjedhur që të pozojë me dy kuajt e fermës.

Me njërën dorë nga njëri dhe tjetrën nga tjetri, Mbretëresha shfaqet e qeshur. Imazhi në fjalë është realizuar në Kështjellën Windsor, ku Mbretëresha jeton kryesisht.

Ndërkohë thuhet se Mbretëresha do të festojë ditëlindjen në Norfolk, në vilën e preferuar të bashkëshortit të saj të ndjerë. Aty do t`i bashkohet familja dhe miqtë.

Gjatë këtyre viteve, Elizabeth është përballur me shumë stuhi në jetën e saj. Nga vdekja e Lady Dianës te fundi i epokës koloniale dhe Brexit, por ajo ka qenë gjithmonë e vendosur dhe e fortë ne vendimet e saj.

Pavarësisht moshës së saj dhe shëndetit që nuk është më ironik, ajo me kalimin e viteve ka mësuar t’i delegojë djalit të saj Charles dhe gruas së tij Camilla (me dëshirë) detyrat e fronit.