Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza.
Sipas mediave të huaja, thuhet se Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe homologu i tij izraelit, Gideon Sa’ar, folën në telefon mbrëmë për të finalizuar marrëveshjen.
Abu Dhabi thotë se diskutimi për ushqimin do të adresojë nevojat e afërsisht 15,000 civilëve si pjesë e “fazës fillestare” të tij, shkruan CNN.
Thuhet se ndihma përfshin “furnizime thelbësore” për të mbështetur funksionimin e furrave të bukës në Gaza, “si dhe artikuj kritikë për kujdesin ndaj foshnjave”.
Izraeli ende nuk ka komentuar mbi marrëveshjen, raporton CNN