Ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, muzikanti Peter Morgan, ikona e zhanerit reggae ditën e djelë. Këtë gjë e konfirmojë vetë familja e tij, në një postim në rrjetet sociale ku thuhej se: “Me dashuri të sinqertë ju njoftojmë që burri ynë i dashur, babai, djali, vëllai dhe këngëtari kryesor i Morgan Heritage, Peter Anthony Morgan, ka vdekur sot më 25 shkurt”.
“Familja jonë ju falënderon paraprakisht për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të madhe dhe ne kërkojmë lutjet tuaja të vazhdueshme ndërsa kalojmë këtë proces”, thuhet më tej.
Mesazhi përfundonte: “Gjithashtu kërkojmë që ju lutemi të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe”.
Shkaku i vdekjes së Peter nuk është konfirmuar ende.
Peter, djali i këngëtarit të reggae, Denroy Morgan, themeloi Morgan Heritage në 1994 me vëllezërit e motrat e tij – Una, Roy, Nakhamyah dhe Memmalatel. Ata publikuan albumin e tyre debutues, “Miracles” në 1994 dhe vazhduan të fitonin fansat me këngët duke përfshirë “Faithful”, “Let’s Make Up” dhe “Perfect Love Song”.
Në vitin 2016, ata morën çmimin e tyre ‘Grammy’ për albumin më të mirë reggae.