Dhjetëra mijëra civilë janë bllokuar në qytetin ukrainas të Chernihiv, pa gaz, ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike pas një muaji luftimesh të ashpra.
Chernihiv, i vendosur në brigjet e lumit Desna, ishte ndër qytetet e para të Ukrainës që u sulmuan nga trupat ruse që kaluan nga Bjellorusia në një përpjekje për të arritur në Kiev.
Një muaj më vonë, qyteti ende nuk ka rënë, por në fakt është shkëputur nga pjesa tjetër e vendit, raporton BBC.
“Nuk ka asnjë rrugëdalje të sigurt” i tha BBC guvernatori i Chernihiv, Vladyslav Chaus.