Këtë të shtunë, në vend do të mbizotërojnë kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Të lidhura
None found
Pjesa më e madhe e territorit do të ketë mot të kthjellët. Gjatë orëve të mesditës, në relievet malore të lindjes dhe juglindjes priten vranësira të pakta deri mesatare.
Në zonat malore, këto vranësira mund të sjellin reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët, si edhe shtrëngata të shkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në pjesën jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj do të arrijë deri në 14 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1–3 ballë.
