Mori pjesë në një operacion për trafikun e armëve dhe të drogës, vritet oficeri i policisë belge

Një operacion policie për një rast të trafikut të armëve dhe drogës në Charleroi, jug të Belgjikës, rezultoi me vrasjen e një oficeri policie. Nga shkëmbimi i zjarrit, i dyshuari u plagos për vdekje, ndërsa dy policë të tjerë janë lënduar, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Sipas prokurorit të Charleroi, Vincent Fias, ngjarjet kanë ndodhur rreth orës 6.30 të mëngjesit, kur një grup i forcave speciale të policisë federale kanë shkuar për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit. Ky i fundit ka “përshëndetur” me armë në dorë efektivët e policisë dhe ka boshatisur karikatorin, duke u fshehur pas një dere.

Kryeministri belg Alexandre de Croix, Ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e policit 36-vjeçar që u vra. “Kjo është një ditë e zezë për policinë belge”, komentoi Eric Schneck, ushtrues detyre i drejtorit të policisë federale.