Montana/ Arratiset nga cirku një elefant dhe shëtit lirshëm në qytet (Video)

Një elefant cirku ka shkaktuar kaos të plotë pasi u largua nga mbajtësit e tij dhe bëri një shëtitje nëpër qytet. NBC Montana transmetoi pamjet e kafshës trupmadhe, të identifikuar si elefanti aziatik 58-vjeçar, Viola.

Elefanti i arratisur u pa duke ecur nëpër parkingjet e një karburanti dhe një kazinoje. Fotot e marra nga shikues të ndryshëm kapën elefantin duke ecur rrugëve të qytetit të Montanës gjatë trafikut të rënduar.

Elefanti ishte pjesë e trupës së Jordanit World Circus, e cila kishte dy shgaqje në Qendrën Civile Butte në orën 16:00 dhe 19:00 me kohën lokale atë ditë (dje). Arratisja ishte jetëshkurtër dhe zgjati vetëm 10 minuta para se Viola të kapej dhe të kthehej në ekipin e saj.

Shëtitja e shkurtër e Violës nuk shkaktoi dëme materiale dhe asnjë person nuk u lëndua. Shoqata Performuese e Mirëqenies së Kafshëve (PAWS) ka kritikuar incidentin e së martës, duke deklaruar se arratisja jetëshkurtër e elefantit përbënte një rrezik si për veten ashtu edhe për publikun.

Njerëz për Trajtimin Etik të Kafshëve gjithashtu lëshuan një deklaratë, duke e cilësuar incidentin si “dështim të cirkut për të mbrojtur Violën dhe publikun”. PETA pretendoi se Viola ka bërë dy arratisje të mëparshme, në 2010 dhe 2014.


Shtuar 17.04.2024 17:42